Mbi 77 mijë persona të vaksinuar me dozën përforcuese në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 77 mijë e 437 persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë.
Tutje në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 556 doza të vaksinës kundër COVID-19.
”Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 miliardë e 776 mijë e 133 doza të vaksinës. Deri më sot 805 mijë e 086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 893 mijë e 512 me dozën e parë./21Media

Back to top button