Mbi 779 mijë të vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 661 mijë e 24 doza të vaksinës dhe 779 mijë e 12 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kështu thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), i cili bazohet në të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988. Në total numri i rasteve aktive është 321”, thuhet në njoftim.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 161 mijë raste të infektimit. Prej tyre 2 mijë e 989 persona kanë vdekur./21Media

Back to top button