Zjarr në një target, së paku 30 të vdekur

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një traget të mbushur plot me njerëz. Rasti ka ndodhur sot në Bangladesh.
Zjarri në anijen me tre kuvertë filloi në mes të lumit pranë qytetit të Jhalakathi ndërsa lundronte nga kryeqyteti Dhaka drejt qytetit Barguna.
Disa prej viktimave u mbytën pasi u hodhën në ujë, transmeton rtv21.tv.
Numri i viktimave në fatkeqësinë e së premtes ka të ngjarë të rritet pasi shumë nga pasagjerët kanë djegie të rënda.
Në bordin e anijes thuhet se ishin rreth 500 persona.
Aksidentet e trageteve nuk janë të rralla në Bangladesh me fatkeqësitë që fajësohen për mirëmbajtjen e dobët, standardet e dobëta të sigurisë dhe mbipopullimin./21Media

Back to top button