Mbi 781 mijë të vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 669 mijë e 230 doza të vaksinës. Ndërsa, 781 mijë e 351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që kanë marrë dozën e dytë para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 33 raste të reja me COVID.
Aktualisht në vend janë 371 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button