Ronela Hajati pas fitores në Festivalin e Këngës: Ju dua me shpirt

 
Këngëtarja Ronela Hajati ka fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Kështu ajo me këngë “Sekret” e përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision Song Content” që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022.
Pas fitores, Ronela me një postim në Instagram i ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën
“Turin shihemi! Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite! Ju dua me shpirt…”, ka shkruar Ronela.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)



Vendin e dytë ne Festivalin e Këngës e zuri këngëtari Alban Ramosaj me projektin “Theje”.
https://www.youtube.com/watch?v=mAoOvpxuFs0
Kujtojmë që, vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues të Eurovisionit u shpallën grupi Italian Maneskin me këngën e tyre rock, “Zitti e buoni”./21Media

Back to top button