Mbi 8 mijë e 500 raste aktive me COVID-19

 

 

Në Kosovë dje janë konfirmuar 568 raste pozitive me COVID-19, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive ditore këtë vit, por sipas vlerësimit të IKSHPK do te ketë rritje të rasteve ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë u raportuan 233 raste pozitive, ndërsa pati katër të vdekur në të gjithë vendin.

Numri total i rasteve pozitive është 70 mijë e 753 raste nga 315 mijë e 664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 620 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60 mijë e 628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505.

Megjithë numrin e lartë të të infektuarve, vaksina anti-Covid nuk duket askund tashmë kur po shkojmë drejt fundit edhe të javës së parë të marsit./21Media

Back to top button