“Mbi 80 të vrarë në sulmin rus në Chernihiv”

Më shumë se 80 njerëz u vranë në një sulm rus në një bazë ushtarake në Desna, në Ukrainën veriore, në fillim të këtij muaji, tha sot Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Sot, nën rrënojat në Desna, ka 87 viktima. Tetëdhjetë e shtatë kufoma, viktima që u vranë”, tha Zelensky gjatë samitit të Davos-it dhe shtoi se e ardhmja e Ukrainës do të jetë pa këta njerëz.
Sulmi i 17 majit vrau 87 persona. Desna është një fshat në rajonin e Chernihiv dhe është shtëpia e një baze ushtarake, e cila u rikuperua nga forcat ukrainase pas një pengese të trupave ruse, shkruan BBC./21Media

Back to top button