Mbi 900 aplikime për status të viktimës së dhunës seksuale

190 personave deri tani u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se 911 persona kanë dorëzuar aplikacionet për pensione, me pretendimet se janë viktima të dhunës seksuale gjatë konfliktit të fundit në Kosovë, që përfshinë periudhën 1998-1999.

190 personave deri tani u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale, kurse 119 aplikacione tjera janë refuzuar dhe pritet rivlerësimi i tyre në shkallën e dytë, raporton Rel. Aplikacionet tjera është thënë se janë procedurë të shqyrtimit.

Procesi i aplikimit për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë ka nisur në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Sipas ligjit në fuqi, kjo kategori përfiton benificione personale prej 230 eurove në muaj.

Jahjaga Foundation dhe Oda e Avokatëve të Kosovës më 27 dhjetor të vitit që lamë pas kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit, me të cilën të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë u siguron mbrojtje falas.

Back to top button