Mbi 92 mijë persona të vaksinuar me dozën përforcuese në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 92 mijë e 902 persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë.
Tutje në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 433 doza të vaksinës kundër COVID-19.
”Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 miliardë e 800 mijë e 413 doza të vaksinës. Deri më sot 810 mijë e 436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
