Sot 4 vdekje nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit, katër qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.
Ndërkaq, janë shënuar edhe 643 raste të reja dhe janë shëruar edhe 2 mijë e 28 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 14 mijë e 639.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 433 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 800 mijë e 413 doza të vaksinës.
Deri më sot 810 mijë e 436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse janë dhënë 92 mijë e 902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button