Mbi dy mijë persona u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 18 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.673.578 doza të vaksinës.
MSh tutje ka njoftuar se deri më sot 782 mijë e 696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në raportin që është publikuar sot, MSh ka njoftuar se nga 3 mijë e 561 testime janë shënuar 42 raste të reja me Covid-19, nga 30 mostra, tetë prej të cilave me Omicron./21Media

Back to top button