Sveçla: Festoni me zemër dhe jo me armë

 
Në prag të vitit të ri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë  vizituar sot Policinë e Kosovës dhe Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë. “Zyrtarët policorë dhe Zjarrfikësit sonte do të jenë në detyrë për sigurinë e të gjithë qytetarëve edhe pse do të jetë festë”, ka thënë Sveçla.
Sveçla ka falënderuar të gjithë zyrtarët policor, zjarrfikësit, zyrtarët e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre përgjatë gjithë këtij viti. “Bashkë do të vazhdojmë punën edhe më intensivisht por më i rëndësishmi mbetet shëndeti juaj dhe i gjithë qytetarëve tanë”.
Ministri i Punëve të Brendshme nuk ka lënë pa kërkuar kujdes të shtuar edhe përball pandemisë.
Sveçla u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë me zemër dhe jo me armë.
“Ne po përballemi me variant të ri të virusit Covid-19 andaj ju lutem për kujdes ndaj vetes, të afërmve tuaj dhe qytetarëve tanë. Apeloj për kujdes maksimal në natën e sotme të ndërrimit të motmotit. Festoni me zemër, me dashuri e ngrohtësi me ata që i keni pranë dhe jo me armë që të rrezikoni jetën e tyre”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai në fund ka uruar  për një vit të shëndetshëm, të suksesshëm e prosperues./21Media

Back to top button