Mbi dy mijë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Dy viktima  dhe 2 mijë e 29 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve me Covid-19, është regjistruar në Tiranë me 999 raste, 119 në Durrës, 81 në Shkodër, 79 në Gjirokastër, 78 në Elbasan, 63 në Vlorë, 42 në Sarandë, nga 40 qytetarë në Korçë, Fier, Kamëz, 39 në Lushnje, 36 në Lezhë, 28 në Vorë, nga 20 qytetarë në Berat, Dibër, nga 19 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 18 qytetarë në Gramsh, Tepelenë, 16 në Cerrik, nga 15 qytetarë në Peqin, Kuçovë, 14 në Divjakë, nga 12 qytetarë në Roskovec, Pogradec, 10 në Devoll, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Kavajë, Shijak, nga 7 qytetarë në Mirditë, Krujë, Delvinë, Librazhd, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Memaliaj, Patos, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Belsh, Himarë, Selenicë, Tropojë, nga 3 qytetarë në Pukë, Konispol, Libohovë, Dimal, nga 2 qytetarë në Poliçan, Dropull, Mat, Vau i Dejës, 1 në Përmet.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 751 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.

Back to top button