Gjysma e “Arbërisë” që 15 orë pa rrymë, KEDS tregon problemin
Gjysma e lagjës “Arbëria” në Prishtinë që 15 orë kanë mbetu pa energji elektrike. Banorët e asaj ane po ankohen duke thënë se “nuk ka rrymë edhe në këtë kohë kur temperaturat janë në minus”.
Zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala për portalin rtv21.tv ka tha se ka prishje në atë pjesë për këtë arsye edhe nuk ka energji elektrike.
“4 trafo aktualisht janë pa energji. Po iu kthehet edhe atyre shpejt”, tha Buzhala duke shtuar se është lëshuar ndërsa tani për tani është “vetëm një pjesë e vogël” pa rrymë.
Tutje Buzhala tha se deri nesër do të punojnë për ta evituar problemin.
“Do t’i shtrijmë mijëra metra kabllo deri nesër për t’i evitu mbinkarkesat ngase nuk po e përballon sistemi”, tha ai.
Në qytete dhe fshatra kryesisht ngrohja e shtëpive bëhet përmes djegies së drurit dhe qymyrit, si dhe përmes energjisë elektrike./21Media