Mbi katër mijë vaksina antiCovid u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 19 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit të MSh-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës.
Deri më sot 767 mijë e 742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.
Këtë të martë në Kosovë janë shënuar 8 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2 mijë e 274 mostrave./21Media

Back to top button