Shtatë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

 
Në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 393 persona.
Të infektuarit janë në këto bashki: 158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat, 10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.
Janë 6 mijë e 206 pacientë aktivë me COVID19 në Shqipëri.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha.
Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192 mijë e 967 që nga fillimi i epidemisë.

Back to top button