Mbi tre mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej raste aktive në vend janë 3 mijë e 339.
Ndërkaq, nga 6 mijë e 589 testime, janë shënua edhe 585 raste të reja me coronavirus, ndërsa janë shëruar edhe 57 persona. Raste të vdekjes nuk ka.
Brenda 24 orëve janë vaksinuar, 3 mijë e 830 persona, duke e çuar numrin total në 1.708.466 të vaksinuar.
Ndërsa, 884.640 persona janë vaksinuar me dozën e parë dhe 794.496 me dozën e dytë./21Media

Back to top button