Sot ndizen qirinj për të kujtuar viktimat e gjenocidit serb në Kosovë

Sot me rastin e 15 janarit ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, Qendra ”Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” duke filluar nga ora 19:30 do të ndezë qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.
Në Prishtinë, aktivistët e kësaj Qendre qirinjtë do t’i ndizen në sheshin ”Skënderbeu”, për çka kanë ftuar edhe qytetarët t’i bashkohen këtij aktiviteti.
Sipas kësaj qendre ”përkujtimi i viktimave të gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit”./21Media

Back to top button