Mbingarkohet Emergjenca

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të mbetet e mbingarkuar me pacientë që po marrin trajtim emergjent mjekësor, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës
“Bazuar në raportin e punës së kësaj klinike, për 4 ditë në këtë klinikë, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 871 pacientë me sëmundje të ndryshme. Prej tyre, 96 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror., thuhet në njoftimin e ShSKUK
Poashtu, bëhet e ditur se janë kryer 15 operacione emergjente, 54 raste pas aksidenteve në trafik, 7 rate të helmimeve./21Media

Back to top button