Lavrov akuzon NATO-n për përfshirje në luftë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka paralajmëruar se ekziston një rrezik “i konsiderueshëm” i përhapjes së konfliktit të armatosur përtej Ukrainës dhe akuzoi NATO-n për përfshirje në luftë.
“Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Rreziku është serioz, real. Dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë. NATO, në thelb, është përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues. Lufta do të thotë luftë”, ka thënë Lavrov.
SHBA po pret bisedimet e mbrojtjes të fokusuara në Ukrainë në bazën e saj ajrore Ramstein në Gjermani, ku ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht njoftoi se Berlini do t’i dorëzojë Ukrainës tanket anti-ajrore Gepard.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka thënë se SHBA dëshiron të shohë dobësimin e aftësive ushtarake të Rusisë.
“Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë shkallë që nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës. Pra, ajo ka humbur tashmë shumë aftësi ushtarake. Dhe shumë nga trupat e saj, sinqerisht,” shtoi Austin. “Dhe ne duam t’i shohim ata të mos kenë aftësinë për ta riprodhuar shumë shpejt atë aftësi”, ka thënë./21Media

Back to top button