Ambasadorët kërkojnë qetësim të situatës

Ambasadorët e vendit me konferencë për situatën e krijuar

Të gjithë ambasadorët e vendit janë mbledhur në Hotel Marriott për të dhënë qëndrimin e tyre rreth situatës së krijuar para Kuvendit.

Ambasadori suedez Mats Stefanson, si më i moshuari nga të gjitha ambasadorët e huaj, porositi që të ulen gjakrat. Ai shtoi se partitë politike duhet të zbusin retorikën sepse tani nuk është koha për dhunë, por për dialog politik.

“Është e papranueshme, e dënojmë dhunën dhe retorikën. Është koha për dialog e jo për dhunë. Sulmues të maskuar kanë ushtruar dhunë ndaj disa deputetëve. I ftojmë partitë që të zbusin retorikën nxitëse. Edhe policia ka përgjegjësi për mbajtjen e rendit publik.”, shtoi Stefanson. Bashkë me të ishin edhe ambsadorët tjerër Carl Garret, Kristine Althausr, Uoter Plomp.

Para pak çasteve janë sulmaur disa deputet të LSDM-së, mes të tyre Zoran Zaevi dhe Damijan Mançevski./21Media

Back to top button