Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh. Kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për mbulim e plotë të shpenzimeve nga trajtimi mjekësor i personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike, kur këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime.

Ministria e Shëndetësisë në vitin e kaluar ka aprovuar një plan të veprimit për ngritje e kapaciteteve infrastrukturore dhe njerëzore në institucionet shëndetësore publike që këto shërbime të ofrohen në të ardhmen. Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar e listën e artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik, e aprovuar sipas pikës 1 të Vendimit të Qeverisë i datës 30.04.2020, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin e datës 26.04.2023 dhe Vendimin e datës 29.06.2023.

Po ashtu, ka emëruar Komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e drejtorit ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, në  përbërje: Anita Kalanderi, sekretare e Përgjithshme në MD, kryesuese; Venera Çerkini, drejtore e përgjithshme AZHB/MBPZHR, anëtare;  Xheladin Krasniqi, ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Shenaj Hoxha, ushtruese e detyrës së udhëheqëses së burimeve njerëzore, anëtare dhe Egzone Osmanaj, eksperte e jashtme, anëtare.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button