Mblidhen deputetët e koalicionit LAA

A do ta votojnë deputetët e LAA -së Veselin?

Në selinë e LDK-së tashmë ka filluar një takim i grupit të deputetëve të koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa.

Mësohet se në këtë takim është edhe kryetari i AKR-së, njëherësh deputet i zgjedhur, Behgjet Pacolli dhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Nga ky takim do të mësohet nëse deputetët e LAA do ta votojnë për kryetar Kuvendi Kadri Veselin, i cili edhe zyrtarisht është kandidat i PAN-it për këtë pozitë./21Media

 

Back to top button