Në Kuvendin e Kosovës do të mbahen tri komisione parlamentare. Me të nisur në ora 10:00, do të mbahet komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ku në rend dite ka miratimin e procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me 27 korrik dhe me 5 gusht. Po ashtu në këtë komision rend dite është edhe miratimi i listës së dëshmitarëve dhe përzgjedhja e listës së ekspertëve.

Po ashtu në ora 10:00 do të mblidhet edhe komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në këtë komision do të diskutohet lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit përzgjedhjen e Komisionierit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

E në ora 11:00 do të mbahet komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Në komision do të jetë i pranishëm edhe ministri Ramë Likaj për të diskutuar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021./kp