Mblidhet Grupi koordinues kundër dhunës në familje

Grupi koordinues ndërministror kundër dhunës në familje, kryesuar nga koordinatorja kombëtare, Nita Shala ka mbajtur sot takimin e radhës.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ”lufta ndaj fenomenit të dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe dhunës në familje, mbetet luftë e pa kompromis’, për të cilën, Haxhiu kërkoi të ndërmerren veprime konkrete për ngritjen e efikasitetit të këtyre institucioneve.
Në takim u raportua nga institucionet përgjegjëse progresi drejt zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, zhvillimet drejt hartimit të projekt-Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.
Po ashtu u raportua mbi punimet e Grupit të Përgjigjes Emergjente dhe hapave drejt krijimit të Komisionit Profesional që do të bëjë analizën e dakorduar nga anëtarët e Grupit të Përgjigjes Emergjente.
Pjesëmarrësit diskutuan edhe mbi data-bazën për mbrojtje nga dhuna në familje, rëndësinë dhe potencialin e saj si dhe planifikimi i fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga policia, prokuroria, mbrojtësit e viktimave, gjykata, Ministria e Shëndetësisë, ajo e Arsimit, Punëve të Brendshme, Agjencia për Barazi Gjinore, Avokati i Popullit./kp

Back to top button