Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) do të mblidhet sot, për t’u përgatitur për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Sipas njoftimit të kësaj partie, mbledhja do të mbahet në orën 16:00.

“Nesër (e premte), më datë 26 maj 2023, në orën 16:00, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në Emerald Hotel”, thuhet në njoftimin e dërguar dje nga kjo parti.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti më 1 qershor do të hyjë në zgjedhje të brendshme./21Media

Back to top button