Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Kosovë, shkak situata në Ukrainë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar lidhur me situatën e përshkallëzuar në Ukrainë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, këshilltari për media në Presidencën e Kosovës, Bekim Kupina.
Kupina nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me mbledhjen e këtij Këshilli.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj dje në seancën e Kuvendit ka kërkuar që Kosova ta thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Ukrainë. Po ashtu ka kërkuar që edhe Kosova t’i vendosë sanksione Rusisë/
Kjo vjen pas vendimit të Rusisë që t’i dergojë forcat e saj në Donetsk dhe Luhansk, dy rajonet në Ukrainën lindore, të cilat paraprakisht presidenti rus, Vladimir Putin i njohu si të pavarura./21Media

Back to top button