Sa çifte u martuan në Kosovë më datën 22/02/2022?

 
Data 22/02/2022 ishte zgjedhja e shumë çifteve në Kosovë për të kurorëzuar dashurinë me martesë.
Në këtë datë të veçantë, u martuan 496 çifte.
Në një përgjigje për portalin rtv21.tv, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB), ka njoftuar se në kryeqytet ishte numri më i madh i kurorëzimeve.
Në Prishtinë u kurorëzuan 48 çifte, në Podujevë 40, në Ferizaj 39, në Pejë 33, në Prizren 32, në Gjakovë 30, ndërsa në komunat tjera numri i kurorëzimeve ishte më i vogël.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se para datës së veçantë, më datën 21.02.2022 kanë qenë gjithsej 56 martesa në Kosovë./21Media

Back to top button