Mblidhet KQZ-ja, shqyrton zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Mblidhet KQZ-ja, shqyrton zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit të presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, për të zëvendësuar deputetët e dorëhequr të Listës Serbe.
Në mesin e pikave të rendit të ditës së kësaj mbledhje është edhe njoftimi lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunalë të zgjedhjeve në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Gjithashtu bëhet e ditur se do të shqyrtohet edhe miratimi i kërkesës për të zëvendësuar anëtarët e Kuvendit Komunal në Ferizaj, Malishevë e Junik. Mbledhja fillon nga ora 13:30.
Në fundjavë serbët nga veriu i Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës. Deputetët e Listës Serbe i dorëzan dorëheqjet të hënën. Nga postet e tyre janë dorëhequr edhe kryetarët e katër komunave veriore. Po ashtu janë larguar nga institucionet policët serbë në veri, gjyqtarë e prokurorë në veri, zjarrfikës./21Media

Back to top button