Mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së

Sot Komisioni i Rithemelimit  ka mbeldhur nga ora 10:00 Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Kuvendi po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, dhe pritet të marrin pjesë 1800 delegatë, ku do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar të PD-së.
Edi Paloka pak ditë më parë  në një intervistë për Ora News, ka thënë se në këtë Kuvend do të bëhen ndryshime të tjera në statut, ndërkohë që do të propozohet 22 maji si datë për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Një nga kandidatët për kryetar të PD-së do të jetë edhe Sali Berisha./21Media

Back to top button