Mblidhet PDK-ja

PDK-ja diskuton për votimin apo jo  mocionin e mosbesimit

Këshilli i Përgjithshëm i PDK-së është mbledhur për të diskutuar nëse do ta votojnë apo jo mocionin e mosbesimit i cili do të diskutohet sot në seancë.

Mbledhja e PDK-së ende nuk ka filluar ndërkohë që në selinë e partisë kanë ardhur disa nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.

Ndryshe, seanca e Kuvendit sot fillon në orën 10:00 dhe mocioni me 42 nënshkrime është dërguar në kryesinë e Kuvendit nga grupet parlamentare të Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë tjerë, përfshirë dhe tre deputetë të PDK-së./21Media

Back to top button