Mbresëlënëse, gazetari raporton drejtpërdrejt nga Ukraina në 6 gjuhë të ndryshme

Një gazetar ka fituar lavdërime të shumta dhe “propozime për martesë”, pasi ka ndarë një përmbledhje të tij duke raportuar pa probleme në gjashtë gjuhë të ndryshme.
Të hënën, Philip Crowther, një korrespondent ndërkombëtar për “The Associated Press”, raportoi drejtpërdrejt nga Kievi mbi konfliktin e Ukrainës me Rusinë, transmeton rtv21.tv.
Ndërsa raportonte për konfliktin në media të ndryshme lajmesh, Crowther foli gjashtë gjuhë të ndryshme, duke përfshirë anglisht, luksemburgase, spanjollisht, portugalisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Ai ndau një video të montazhit përfundimtar në Twitter, ku shkroi: “Mbulim në gjashtë gjuhë nga #Kiev me @AP_GMS.


Që nga e marta, klipi është parë më shumë se 9.7 milionë herë, me mijëra shikues që duartrokasin Crowther për raportimin mbresëlënës.
Gazetari me bazë në Uashington DC ka lindur në Luksemburg nga një baba britanik dhe nënë gjermane, sipas faqes së tij të internetit.
Që kur iu bashkua departamentit të Shërbimeve Globale të Medias të AP në 2019, Crowther, i cili mbulon diplomacinë, politikën e jashtme, politikën dhe çështjet aktuale të SHBA-së, ka mbuluar ngjarje të mëdha dhe lajme të reja në mbarë botën./21Media

Back to top button