Mbretëresha kthehet në kështjellë pas qëndrimit në spital

Mbretëresha Elizabeth II e kaloi natën e së mërkurës në spital për kontrolle paraprake mjekësore dhe tani është kthyer në Kështjellën Windsor.
Mbretëresha 95-vjeçar u kthye nga spitali privat në Londrën qendrore në drekë të enjten dhe është “në humor të mirë”, ka njoftuar pallati.
Mbretëresha kishte anuluar një vizitë në Irlandën e Veriut të mërkurën, transmeton rtv21.tv.
Asaj iu dha këshilla mjekësore për të pushuar disa ditë pas një orari të ngjeshur me angazhime publike.
Është hera e parë që mbretëresha qëndron në spital që nga viti 2013, kur pësoi simptoma të gastroenteritit./21Media

Back to top button