Gjendet një burrë pa shenja jete në Prishtinë

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë është gjetur një burrë i vdekur.
Viktima ishte gjetur pa shenja jete nga familjarët.
Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion./21Media

Back to top button