Mbretëria e Bashkuar do t’i dërgojë Ukrainës drone që mund të mbajnë pajisje të rënda
Mbretëria e Bashkuar do t’u japë forcave të armatosura të Ukrainës dronë Malloy T150 që janë në gjendje të mbajnë pajisje të rënda për trupat në vijën e frontit.
Këta dronë janë pjesë e një pakete të re 300 milionë funte ndihmë ushtarake të shpallur nga kryeministri Johnson, shkruan redaktori i sky news Deborah Haynes.
Dronët me katërkopterë janë testuar nga Marinsat Mbretërorë të Britanisë.
Dronët kanë një distancë prej 70 km dhe mund të mbajnë deri në 68 kg pajisje. Ato janë prodhuar nga Malloy Aeronautics, një kompani britanike./21Media