Mbretëria e Bashkuar sanksionon 206 individë e biznese ruse
206 individë dhe biznese të tjera ruse janë shtuar në listën e sanksioneve, ka zbuluar zyra e jashtm e Mbretërisë së Bashkuar.
Viktor Medvedchuk, i cili është kapur nga forcat ukrainase, është ndër ata që kanë parë asetet e tyre të ngrira, si dhe manjati rus i naftës dhe kreu i LUKOIL, Vagit Alekperov.
“Në vazhdën e sulmeve të tmerrshme me raketa ndaj civilëve në Ukrainën Lindore, ne sot po sanksionojmë ata që mbështesin rajonet ilegale të shkëputura dhe janë bashkëpunëtorë në mizoritë kundër popullit ukrainas.Ne do të vazhdojmë të synojmë të gjithë ata që ndihmojnë dhe mbështesin luftën e Putinit. Nga nesër do të ndalojmë importin e hekurit dhe çelikut rus, si dhe eksportin e teknologjive kuantike dhe materialeve të avancuara për të cilat Putini ka shumë nevojë. Ne nuk do të pushojmë në misioni ynë për të ndalur makinerinë e luftës të Putinit në rrugën e saj”, ka thënë Liz Truss./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?