Mbreti saudit shkarkon zyrtarët e mbrojtjes

 

Një numër i zyrtarëve sauditë, duke përfshirë dy anëtarë të familjes mbretërore, janë shkarkuar.

Në një dekret mbretëror thuhet se Mbreti saudit, Mohammed bin Salman kishte shkarkuar Princin Fahad bin Turki nga posti i tij si komandant i forcave të përbashkëta në koalicionin e udhëhequr nga Sauditët në Jemen.

Djali i tij, Abdulaziz bin Fahad, gjithashtu u hoq si zëvendësguvernator, transmeton rtv21.tv.

Sipas dekretit, këta së bashku me katër zyrtarë të tjerë, përballen me një hetim në “marrëdhënie të dyshimta financiare” në Ministrinë e Mbrojtjes.

Princi i kurorës, Mohammed bin Salman, i cili është djali i mbretit dhe konsiderohet sundimtari de facto i Arabisë Saudite, ka udhëhequr një fushatë kundër korrupsionit në qeveri.

Sidoqoftë, kritikët thonë se arrestimet e profilit të lartë kanë synuar heqjen e pengesave për mbajtjen në pushtet të princit.

Në fillim të këtij viti, “Wall Street Journal” raportoi se tre mbretër të moshuar ishin arrestuar, përfshirë vëllain e vogël të mbretit Princ Ahmed bin Abdulaziz dhe ish-princin e kurorës Mohammed bin Nayef.

Princi Mohammed bin Salman, 35 vjeç, fitoi lavdërime ndërkombëtare kur premtoi një seri reformash ekonomike dhe sociale në vendin thellësisht konservator pasi erdhi në pushtet në vitin 2016.

Sidoqoftë ai ka qenë i përfshirë në një seri skandalesh, përfshirë vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në ambasadën saudite në Stamboll në vitin 2018 dhe një komplot të dyshuar vrasje kundër një ish-agjenti të inteligjencës Saudite në Kanada.

Ai është kritikuar gjithashtu për konfliktin e vazhdueshëm në Jemen, ku Arabia Saudite mbështet forcat pro-qeveritare dhe trajtimin e ashpër të aktivistëve të të drejtave të grave, pavarësisht heqjes së disa kufizimeve duke përfshirë të drejtën për të drejtuar makinën./21Media

Back to top button