Parashikimi i motit për sot

 

Moti në vendin tonë gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm. Moti do të jetë i vranët, por intervale më të gjata me diell do të mbizotërojë gjatë së martë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pasdite do të ketë reshje shiu, të cilat do të jenë kryesisht në lindje dhe jug të vendit.

Temperaturat në vise të ulëta 17 deri 30 gradë Celsius, e në vise malore 14 deri 24 gradë Celsius. Fillimisht do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi, e pasdite dhe në mbrëmje nga verilindja me shpejtësi 6-14m/s. Indeksi UV: 7.

Të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por dita do të jetë relativisht e freskët. Nga dita e enjte sërish parashihen reshje.

“Për shkak të luhatjeve të parametrave bazik, reshjet do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-35 gradë Celsius. Vlerat e temperaturave 35 gradë parashihen vetëm ditën e hënë, kurse ditët tjera të javës konsiderohen si të freskëta për shkak të prezencës së masave të ajrit nga verilindja e kontinentit. Do të fryjë erë nga jugperëndimi, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia e erës mund të arrij maksimumin deri 12 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK.

Back to top button