Mbrojtësi i Arsenalit pranë largimit nga klubi

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Arsenalit është shumë pranë largimit të mbrojtësit të krahut, Cedric Soares.
Bëhet fjalë për skuadrën e Fulhamit, e cila është afër që të kompletojë transferimin e Soares nga Arsenali.
Marrëveshja pritet të përmbyllet para fundit të kësaj jave, ndërsa transferimi i tij do të jetë në formë huazimi deri në muajin qershor.
Po ashtu, raportohet se nuk është përfshirë opsioni i të drejtës së blerjes, por Fulhami do të mbulojë pagën e plotë të Soares, e cila besohet të jetë mbi 100 mijë euro në javë.
Bisedimet mes Fulhamit dhe Arsenalit janë në fazën përfundimtare.

Back to top button