Mbrojtësja Nouhaila Benzina, lojtarja e parë që mban mbulesë në Kupën e Botës

Mbrojtësja e Marokut, Nouhaila Benzina ka bërë histori duke u bërë lojtarja e parë që mban mbluesë në një Kupë Botërore.

25-vjeçarja mbajti shaminë islame teksa bëri paraqitjen e saj të parë në turne në fitoren 1-0 të skuadrës së saj ndaj Koresë së Jugut.

Mbajtja e mbulesës për arsye fetare u autorizua nga FIFA në vitin 2014.

Maroku është një nga tetë skuadrat që kanë debutuar në Kupën e Botës për femra të këtij viti, shkruan BBC.

Benzina, e cila luan në klubin futbollistik të Marokut, është lojtarja e parë që mban mbulesë në një turne ndërkombëtar për femra.

Back to top button