Mbrojtja i kërkon politikanët si dëshmitarë

“Lagja e trimave” mbrojtja gjithashtu kërkon edhe dëshmitarë të tjerë

Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Musa Xhaferri, Artan Grubi, Ejup Alimi, Sadulla Duraku, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe Mitko Çavkov janë emrat e disa politikanëve dhe funksionarëve që u propozuan nga pala mbrojtëse që të dëshmojnë në gjykatë për rastin e Kumanovës.

Gjithashtu mbrojtja kërkoj nga trupi gjykues  që ta ftojnë si dëshmitar ish-deputetin, Isni Shaqirin, Shenasi Mehmetin të punësuarin në Drejtorinë për Siguri dhe kundërzbulim, Stojanço Angellov të partisë “Dinjteti”, bashkë me politikanët, mbrojtja kërkon si dëshmitar edhe përkthyesin e OSBE-së, Behar Grazhdanit.

Avokatët presin që gjykata t’i pranojë të gjithë emrat e lartpërmendur pasi, sipas saj, të gjithë kanë njohuri lidhur me rastin e Kumanovës.

E nga ana tjetër prokuroria publike, një Cd në formë dëshmie ku shihet aksioni policor nga fillimi deri në fund.

Por me këtë nuk pajtohet pala mbrojtëse avokati Lupço Veselinovski, sqaron se bëhet fjalë për një dokument me shkrim që ka të bëjë me lëndimet e dëshmitarëve të koduar.

“Prokuroria publike për krim të organizuar dorëzoi deri te Gjykata dy dëshmi të reja, njëra është dëshmi me shkrim që ka të bëjë me lëndimet e dëshmitarëve të mbrojtur, që është e natyrës teknike, d.m.th. llojet e lëndimeve ishin të shkruara latinisht, janë përkthyer në maqedonisht. Dhe kemi dëshmi të dytë të propozuar nga Prokuroria, CD, që sipas prokurorit publik pasqyron tërë rastin, si ka hyrë policia në “Lagjen e trimave”, si është zhvilluar aksioni i policisë dhe si janë dorëzuar. Ne do të propozojmë që kjo CD të na dorëzohet edhe ne si palë mbrojtëse dhe pas shqyrtimit do të sjellim vendim a do ta pranojmë apo refuzojmë si dëshmi në procedurë, edhe pse fjalën e fundit do ta ketë Gjykata”, u shpreh Lupço Veselinovski.

Dëshminë për rastin e “Lagjes së Trimave” e dha para trupit gjykues i akuzuari, Elham Arifi, ai këmbëngul se është i pafajshëm dhe aktakuzën e quan të bërë për qëllime politike./21Media

Back to top button