Mbyllen 24 lokale për mosrespektim të masave anti-COVID

Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se brenda një jave janë mbyllur 24 lokale për shkak të mosrespektimit të masave COVID-19.
Gjatë një jave gjithashtu janë gjobitur 58 persona fizik dhe 126 persona juridik.
Në raportin javor të postuar në ”Facebook”, AUV ka bërë të ditur se gjatë një jave janë kryer 2413 inspektime në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. /21Media

Back to top button