Mbyllen Lojërat Olimpike Tokio 2020, aty ku Kosova shkëlqeu me dy medalje të arta

Sot janë zhvilluar edhe garat e fundit në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke i dhënë kështu edhe fundin e këtij organizimi të madh, ku Kosova u përfaqësua me 11 atletë dhe rrëmbeu dy medalje të arta.
Ishin Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ato që prekën majat e sportit të xhudos duke u stolisur me medalje të arta për t’i dhënë një jehonë të madhe flamurit të Republikës së Kosovës që u ngrit mbi flamujt e shteteve më të mëdha botërore.
Në këto Lojëra Olimpikë, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që rrëmbyen numrin më të madh të trofeve me gjithsejtë 113 medalje, 39 prej tyre të arta.

Back to top button