Mbyllen pesë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ja rezultatet

Janë zhvilluar sot pesë ndeshjet e para të fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë, ku nuk munguan edhe rezultatet befasuese.
Vëllaznia e mposhti Bylisin me rezultat 2-0, ndërsa Tirana triumfoi lehtësisht ndaj Lushnjës të cilën e mposhti me rezultat 3-0.
Rezultatet në tri ndeshjet tjera ishin këto:
Dinamo Tirana 1-3 Kastrioti
Korabi Peshkopi 1-3 Partizani
Tomori Berat 1-3 Laci.
Nesër do të luhen sfidat Apolonia-Kukësi, Erzeni-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia, që nisin po në ora 13:00.
Ndeshjet e kthimit të këtij turi do të luhen më datën 2 shkurt. Sipas kalendarit të përcaktuar tashmë ndeshjet e para të turit të 1/4-at do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 15 mars.

Back to top button