Nesër mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Thaçi dhe të tjerët

Më 18 janar do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Thaçi dhe të tjerët, kështu thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Hagës.
“Siç ishte paralajmëruar gjatë konferencës së fundit për ecurinë e çështjes, Trupi Gjykues II ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit më 18 janar në ora 09:30”, thuhet në njoftimin e Speciales./21Media

Back to top button