Mbyllen shkollat në Delhi të Indisë, ndotja e ajrit po përkeqësohet

Një numër i madh i fëmijëve janë shtruar në spital si shkak i problemeve me frymëmarrjen, që erdhi si pasojë e nivelit të ndotjes në Delhi të Indisë.
Qeveria mori vendim që të mbyllen pesë termocentrale dhe të zgjatet mbyllja e shkollave, në mënyrë që të frenohet kriza.
Me mbi 20 milionë banorë, Delhi është qyteti më i ndotur në botë për të tretin vit radhazi. Cilësia e ajrit ka arritur nivele të rrezikshme atje dhe në pjesë të tjera të Indisë veriore këtë muaj.
Spitalet kanë bërë të ditur se nga të dhënat e fundit, po shohin një rritje të numrit të fëmijëve me ankesa të frymëmarrjes, duke rritur shqetësimin e prindërve dhe mjekëve për shëndetin e tyre në planin afatshkurtër dhe afatgjatë.
Sipas pediatrit në Spitalin Max Super Specialty, Arvind Bountra numrat janë trefishuar në shtatë deri në dhjetë ditët e fundit./21Media

Back to top button