Shënohet një viktimë si pasojë e tornados në Sicili

Është shënuar një viktimë si pasojë e tornados që goditi ishullin e Sicilisë. Është raportuar edhe për të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Viktima 53-vjeçare raportohet se është goditur kokë më kokë nga një derë që ishte këputur nga era.
Stuhia e fundit ka rritur numrin e të vdekurve pas ngjarjeve të përsëritura ekstreme të motit në Sicili dhe Kalabri disa javë më parë, nga të cilat u shënuan tre viktima dhe zhytën rrugët dhe sheshet e qytetit .
Sipas raportimeve, burri ishte larguar nga shtëpia e tij për të siguruar një parmakë që ishte dëmtuar nga era e fortë pa e kuptuar rrezikun në të cilin ndodhej.
Policia ndodhet në vendngjarje, pasi reshjet e shiut dhe erërat e forta që prekën zonën e Raguzës kanë prishur lidhjet telefonike.
Gjithashtu raportohet se janë rrëzuar pemë, mure dhe janë shkaktuar dëmtime të bizneseve dhe infrastrukturës./21Media

Back to top button