Mbyllen tri biznese në Skënderaj, nuk e respektuan vendimin e qeverisë

Komuna bënë thirrje që të respektohen vendimet

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se janë mbyllur tri biznese në këtë komunë, pasi pronaret e tyre nuk kanë respektuar vendimin që t’i mbanin të mbyllura.

”Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Inspektorati i Komunës së Skenderajt, në bashkëpunim me Policinà « e Kosovës, sonte kanë mbyllur edhe tri biznese tjera në Skenderaj, në rrugën “Ilaz Kodra”-Skenderaj, në Runik dhe në Qirez, pasi që të njejtit kishin mbajtur kundërligjshëm hapur lokalet”, ka Jashari në Facebook.

Jashari ka bërë të ditur se pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve ka hapur rast Prokurori i Shtetit për procedura të metejme.

Përmes këtij postimi, Jashari në emër të Komunës ka bërë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndermarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e koronavirusit. /21Media 

Back to top button