Mbyllet gjithçka në grupin A, PSG dhe City vazhdojnë tutje, Leipzig në Europa Ligë

Përfunduan dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, me ç’rast u ballafaquan PSG me Club Brugge dhe Manchester City me RB Leipzig.
Paris-Saint-Germain shënoi fitore ndaj Brugge me rezultat 4-1, derisa Kylian Mbappe dhe Lionel Messi shënuan nga dy gola.
Mbappe shënoi në minutat 2’ dhe 7’ kurse Messi në 38’ dhe 76’. Kështu PSG e mbyll grupin A dhe rënditet e dyta.
Nga ana tjetër, City që tashmë e kishte siguruar vendin e parë në këtë grup, pësoi disfatë me rezultat 2-1 nga skuadra gjermane RB Leipzig dhe ia mundësoi kështu kësaj të fundit kualifikimin për në Europa Ligë.
Kjo është renditja përfundimtare në grupin A:
Manchester City 12 pikë
PSG 11
RB Leipzig 7
Club Brugge 4

Back to top button