Mbyllet gjysmëfinalja e parë te meshkujt, “KANGWON” mposht spanjollët e “UCLM”

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Botëror të Hendbollit për universitete në konkurrencën e meshkujve, FISU Prishtina 2022.
Pas 60 minutave lojë të zhvilluara në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, Universiteti “KANGWON” e ka mposhtur atë spanjoll “UCLM”, kështu koreanët sigurojnë biletën e parë drejt finales së këtij turneu.
Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 14:10 në favor të hendbollistëve koreanë, kurse e dyta ka përfunduar në të mirë të spanjollëve me shifrat 17:15, por që nuk ka qenë e mjaftueshme, pasi që rezultati final ka treguar 29:27 në favor të “KANGWON”.
Më të mirët e ndeshjes kanë qenë: Seungwon Jeon dhe Hyungsuk OH me nga tetë gola, kurse më të dalluarit te spanjollët kanë qenë: Mario Esquinas dhe Rodrigo Almagro me nga shtatë gola.

Back to top button